Këngëtarja me famë botërore, Rihanna po shijon aktualisht pushimet me miliarderin arab Hassan Jameel me të cilin është e lidhur prej dy vitesh.

Rihanna dhe Hassan ndodhen shumë afër Shqipërisë, në shtetin fqinj, Itali. Çifti po kalon pushimet në bregdetin e Amalfit ku janë fotografuar nga paparacët.

Fotografët i kanë kapur në disa momente private Ririn dhe Hassanin teksa ndodheshin në një barkë bashkë me një grup njerëzish që besohet se janë familjarë të miliarderit.

"Lidhja e tyre është shumë e fortë. Familja e Jameel është shumë e pasur dhe e do privatësinë. Rihanna ka udhëtuar shpesh për në Britani të Madhe që të takohet me të", kanë treguar burime pranë këngëtares për revistën Elle.








