Këngëtarja e njohur franceze dhe supermodelja, Carla Bruni do vijë në Shqipëri për herë të parë. Lajmin e ka dhënë Ambasada e Shqipërisë në Francë të cilët kanë publikuar një video të Carlas e cila njofton se do të vijë Ditën e Festës së Muzikës.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni dhe që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje", shprehet këngëtarja.

Koncerti do të mbahet në 21 qershor në teatrin e Butrintit.
Kujtojmë që Carla është bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.








