Nga Shqipëria / E Premte 7 Qershor 2019, 22:10

Roza Lati zbulon sekretin, ja si të dilni mirë në Provimet e Maturës

Sot të gjithë maturantët zhvilluan provimin e parë të maturës, një nga provimet vendimtar për vazhdimin e tyre në universitet. Moderatorja Roza Lati i ka uruar suksese maturantëve dhe ka ndarë me ta një sekret.

Roza këshillon maturantët të besojnë që do t'ja dalin dhe t'ja përçojnë universit këtë energji. Moderatorja tregon që kur kishte provimin e letërsisë vendosi të lexonte vetëm Migjenin dhe Zonjën Bovari dhe ato i ranë në provim.

"Unë kur isha maturante ma dha truri që gjithë natën të lexoja vetëm Migjenin në letërsi shqip dhe Zonjën Bovari në letërsinë e huaj. Dhe ata më ranë në provim. Besoni që do ja dilni. Universi funksionon me këtë energji. Përcill energjinë pozitive", shkruan Roza.