Nga Shqipëria / E Premte 7 Qershor 2019, 21:09

Mesut Ozil shkon ta marrë nuse, aktorja turke perlotet

Mesut Ozil dhe aktorja turke Amine Gulse i kanë dhënë sot fund beqarisë me një dasmë të mbajtur në Stamboll ku kishin ftuar familjarët, të afërmit, miqtë e shumë personazhe të njohur.

Çifti e kanë bërë dasmën sipas të gjitha zakoneve, siç është edhe momenti kur dhëndri shkon të marrë nusen në shtëpinë e saj.

Nga ky moment janë publikuar disa foto ku Amine shfaqet e përlotur.

Dëshmitar në martesën e çiftit ka qenë edhe presidenti Erdogan./Xing.al