Moderatorja shumë e komentuar në media, Dojna Mema ishte e ftuar sot tek "Rudina", ku përpos aspektit profesional, foli edhe për fëmijërinë e saj. Dojna tregoi se i mungon shumë fshati pasi ka qenë shumë e lidhur me të.

"Unë di të mjel lopën njerëz, jam goc për shtëpi", tha Dojna teksa në ekran u shfaq një foto nga fëmijëria e saj.

"Viti i parë për mua në fshat ishte tmerr sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat. Jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë. Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin", tregoi Dojna.







