Nga Shqipëria / E Premte 7 Qershor 2019, 20:08

'Do e bëjmë publike kur të jemi gati', Dojna Mema flet për lidhjen me Vlashentin

Prej disa muajsh është përfolur në media se moderatorja Dojna Mema është në një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata. Lidhur me këto lajme, Dojna foli sot e ftuar tek "Rudina" duke u shorehur se lidhjen do e bëjë publike kur të dyja palët të jenë gati.

"Kam dëgjuar dhe kam lexuar pa fund për këtë. Ajo që më ka bezdisur shumë për sa i përket mediave është fakti që nuk të kontakton asnjeri të të pyes. Marrin përsipër të botojnë pa pyetur më parë, pa dhënë një deklaratë. Ajo që është e sigurt është që unë nuk do të bëj si ato gocat që bëjnë sikur nuk kanë pasur ndonjëherë të dashur në jetën e tyre sepse nuk e kam në karakter. Kam qenë gjithmonë e shoqëruar në ekran me një mashkull, por se cili është ai, kjo gjë do të bëhet publike nga të dyja palët kur të jemi gati", u shpreh Dojna.