
Dietologia e njohur, Blerina Bombaj ka treguar për herë të parë se me bashkëshortin e saj është njohur nëpërmjet stilistit Joni Peçi të cilin e falenderon sot publikisht.
"Me thene te drejten, nese nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim qe nuk do te ishte kjo! Nuk e di si do te ishte, por falenderoj Zotin qe takova Jonin i cili u be shkase qe une u njoha dhe u dashurova me ate qe sot eshte bashkeshorti im, babai i dy femijeve te mi dhe mbeshtetja e hekurt e gjithe deshirave te mia. Me pak fjale, Joni Peci ishte shkesi", shkruan Blerina në foton e postuar në Instagram.
Blerina është martuar në vitin 2009 dhe Joni Peçi ishte ai që u kujdes për të ditën e dasmës.