Nga Shqipëria / E Premte 7 Qershor 2019, 18:06

Ardit Gjebrea merr dhuratën e veçantë për ditëlindje

Moderatori shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar urime të shumta, nga të afërmit, miqtë, fansat.

Por sigurisht nuk kanë munguar as dhuratat dhe një prej tyre Gjebrea e ka zbuluar me një postim në Instagram.

Moderatori ka marrë si dhuratë nga Shakohoxha bluzën e futbollistit Thomas Strakosha, me autografe nga pjesëtarët e klubit të futbollistëve të Lazios.

"Aaaa super dhuratë nga Dritan Shakohoxha dhe Thomas Strakosha. Faleminderit skuadra e Lazio-s, prej 40 vitesh skuadra e zemrës", shkruan Gjebrea.