Nga Shqipëria / E Premte 7 Qershor 2019, 16:04

Ngjela e kritikoi publikisht për pamjen, Braçe shkon tek berberi dhe shndërrohet

Të ftuar mbrëmë në emisionin "Open", avokati Spartak Ngjela e kritikoi zëvendës-kryeministrin, Erion Braçe për pamjen e tij duke e quajtur jo serioze. Pas kritikave, Braçe ka reflektuar dhe ka shkuar tek berberi për të bërë ndryshimin e papritur. 

Zëvendës-kryeministri ka postuar në rrjete sociale një foto me berberin dhe shkruan se e ka bërë këtë ndryshim pas vërejtjes së Ngjelës.

"Pas verejtjeve per pamjen jo serioze dje duke nisur nga verejtja e avokat Ngjeles, sot tek mjeshtri per te ndryshuar dhe respektuar te gjithe, mjeshtrat punetore se pari", shkruan Braçe.