Një pikturë murale në Tiranë ku shfaqen një burrë e një grua, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe disa prej VIP-ave e kanë kritikuar ashpër kryebashkiakun Erion Veliajn.

Moderatorja Fatma Haxhialiu ka postuar një video ku shprehet: "Më falni për injorancën por çfarë kuptimi ka kjo piktura murale kaq depresive? Çfarë domethënë njëherë? Nuk e kuptoj fare. Më jep një ndjesi të keqe kur e shoh".

Ndërsa aktori Gentian Zenelaj ka bërë një status ku i drejtohet Erion Veliajt dhe shkruan se kjo pikturë ta shpif.

"Pse dita ime duhet të nisë me këtë pikturë depresive? Pse dita ime të mos nisë me dicka të bukur. Kopjac mediokër ngele, e fillove si Obama, por ti nuk bëhesh dot si Obama, jo politikisht, por si person sepse je Specimen, je kopje, por thellë thellë se kam aspak problem të kopjosh një njeri si Obama që unë e kam idhull meqë ra fjala. E kam problemin që reklamën e ke si "Obama", po në të vërtetë je "Trump". Dhe për ta mbyllur "veprat "e tua të artit nëpër Tiranë thjesht ta shpifin, edhe Cufo dhe Tipi që ke vënë te presidenca, i ke bërë prej hekuri me cepa, ke bërë një Çufo dhe Tipi ku fëmijët nuk luajnë dot", shkruan Genti.





