Nga Shqipëria / E Premte 7 Qershor 2019, 14:02

Ndahen Irina Shayk dhe Bradley Cooper, supermodelja ikën nga shtëpia

Supermodelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper i kanë dhënë fund lidhjes pas 4 vitesh. Mediat e huaja shkruajnë se Irina është larguar nga shtëpia në Pacific Palisades e cila kushton 4.5 milionë dollar.

Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare që quhet Lea De Seine dhe për hir të saj u përpoqën ta bënin lidhjen të funksiononte. Mirëpo nuk ia dolën dot dhe sot po përpiqen të ndajnë kujdestarinë e vajzës.

Pas ndarjes nga Bradley, Irina u fotografua në një sallon bukurie duke bërë pedikyr. Modelja shfaqej e buzëqeshur teksa fliste në telefon duke treguar kështu se është e lumtur edhe pas ndarjes.