Pas ngjarjes së bujshme të muajit të kaluar, Loredana rikthehet në muzikë me një projekt të ri që pritet të ketë shumë sukses. Këngëtarja ka lajmëruar prej disa ditësh se kënga e re do të quhet "Labyrinth" e do të publikohet sot.

Ditën e sotme është postuar edhe një foto nga pamja me të cilën do e shohim Loredanën në klip dhe menjëherë na u kujtua Era Istrefi.

Loredana shfaqet e veshur me të bardha dhe me një gërshet të gjatë, si Era në klipin e këngës "Nuk e di".

Era dhe Loredana janë komentuar shpesh për ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën.










