Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi i ka prekur ndjekësit me postimin e fundit në Instagram, dedikuar babait të saj, gazetarit të njohur Nezir Istrefi.

Era ka postuar një foto nga rinia e babait i cili prej 15 vitesh nuk është më pranë familjes së tyre.

"Përvjetori i 15-të sot. Të dua përjetë", shkruan Era.

Motrat Istrefi kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me babain e tyre i cili ka qenë një person i respektuar dhe shumë i dashur në Kosovë.

Dy motrat postojnë shpesh foto nga fëmijëria me të atin.






