Muajin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, por tashmë edhe atë ndërkombëtar, Jonida Maliqi ishte në qendër të vëmendjes në Eurovision ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Ktheju tokës".

Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe madje Jonida ishte e para në votimet online. Por ishin pikët e ulëta që dhanë shtetet, ato që ulën renditjen e Shqipërisë.

E ftuar sot në "Trokit", Jonida ka treguar se ka pasur momente kur ka menduar të heqë dorë pasi gjërat nuk janë realizuar siç duhet. Madje në një intervistë për Eurovision, ajo ishte perlotur.

"Kam patur momente që mendoja ose realizohet siç duhet ose do të heq dorë. Edhe kam qarë në një moment, në një intervistë që dhashë për Eurovision-in, por nxorra një pretekst që s’isha fort në terezi dhe më kishte marrë malli për Shqipërinë", tregoi Jonida.








