Nga Shqipëria / E Enjte 6 Qershor 2019, 18:06

'Çfarë i ke bërë këmbës?', fansat kapin detajin shokues në foton e Aurela Hoxhës

Aurela Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë ku u shfaq e veshur me shumë stil.

Ndërkohë pas këtij angazhimi, Aurela ka nisur pushimet nga të cilat ka postuar së fundmi një foto e cila ka ngjallur debat.

Fansat e kanë pyetur Aurelën se çfarë i ka ndodhur me këmbën e majtë duke aluduar se ka përdorur fotoshop.

Por nëse shihni me kujdes në fakt është vetëm pozicioni në të cilin Aurela ka bërë foton që duket sikur njëra këmbë është më e hollë se tjetra.

Pavarësisht komenteve, Aurela ka preferuar mos t'i sqarojë fansat.