I riu nga Kosova, Kenan Murseli ka fituar titullin si djaloshi më i bukur në konkursin e bukurisë "Miss dhe Mister Swiss Francophone". Kenani është me origjinë nga Kosova, por jeton në Zvicër, ku prej disa kohësh merret me modeling.

"Për mua ka qenë shumë emocion, një ëndërr që është realizuar, kam pasur shumë stress por prap se prap kam përjetuar një aventurë të bukur dhe mendoja që edhe sikur most ë fitoja nuk duhet me thënë që kam hup po me shiqu gjithë që më ka dhënë kjo aventurë, tash pres të investoj edhe më shumë në këtë konkurs që të krenohem që më është dhënë mundësia të zgjidhem mister sepse pa përkrahje nuk do isha askundi e të përfaqësoj edhe Kosovën", është shprehur Kenani.









