Edhe pse ne na duket se ka një fizik perfekt, Lori Hoxha ka vendosur të dobësohet. Fashion blogerja shumë e ndjekur tregon se për 6 muaj ka shtuar 6 kile dhe ka vendosur t'i heqë, jo me dietë dhe jo me palestër.

"Kam shtuar 6 kg në 6 muajt e fundit dhe ja ku jam duke u përpjekur që t'i humbas të gjitha këtë fundjavë", ka shkruar Lori në postimin e saj të fundit.

Metoda që Lori do të përdorë për humbjen në peshë quhet Accent Prime. "Do të provoj trajtimin e ri që quhet Accent Prime këtë muaj dhe do të shohim si do të shkojë. Supozohet që duhet të eleminojë dhjamin, ta bëjë lëkurën më të tendosur dhe të reduktojë celulitin", shkruan Lori.

"Accent Prime" është një aparaturë moderne me një teknologji të avancuar që përdoret për tu dobësuar e për të rimodeluar trupin.








