Aktori Erion Isai i është dashur të heqë dorë nga posti i drejtorit të Teatrit të Kukullave, post të cilin e mbante prej 1 viti. Arsyeja është shpallja e kandidaturës për kryebashkiak i Kolonjës në zgjedhjet që do të mbahen në 30 qershor.

Isai është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, 'Për artin dhe kulturën', të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Erion Isai, Drejtor i Qendrës Kombëtare tÑ? Kulturës pÑ?r Fëmijë dhe Teatrit tÑ? Kukullave, të lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.









