Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Qershor 2019, 21:09

Dikur të gjithë i dëgjonin, por ja ç’ka ndodhur me grupin shqiptar LRC

Grupi i djemve lezhianë, LRC (Lezha Rappers Clan) u formua në vitin 2003 nga Florjan Isufi dhe Keler Sufja. Debutimi i parë i djemve ishte në skenën e 'Top Fest 1' me këngën 'Shake dat thing', ndërsa kënga e tyre më e bujshme ishte në vitin 2006, gjatë pjesëmarrjes në 'Top Fest 3'. Ndër këngët më të njohura të djemve përmendim 'Unë të knaq', 'Fjalët e fundit', 'Revolucion' etj.

Por pavarësisht suksesit të këngëve dy djemtë vendosën që të ndaheshin dhe secili vazhdoi në një drejtim tjetër. Florjan Isufi hoqi dorë përfundimisht nga muzika dhe nuk nxori më asnjë këngë solo.  Këngëtari u largua nga Shqipëria dhe aktualisht jeton në Gjermani, ndërkohë që është martuar me partneren e tij. Florjani është mjaft aktiv në Facebook ku herë pas here publikon foto nga udhëtimet e ndryshme.

Por ndryshe nga kolegu i tij, Keleri vazhdoi karrierën muzikore dhe ka publikuar disa këngë solo, ai madje në vitin 2012 mori pjesë dhe në spektaklin ‘The Voice of Albania’. Keleri jeton ende në Tiranë, ai mbaroi studimet për drejtësi  dhe është martuar dhe  baba i një djali me të cilin publikon vazhdimisht foto./Xing.al.