Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Qershor 2019, 20:08

'Pse nuk ma urove ditëlindjen?', Luana habit me reagimin që bën

Luana Vjollca është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të ndjekura në Instagram ku numëron 1.5 milion fansa. Me shumë prej tyre Luana edhe komunikon duke i uruar ditëlindjen e duke i komentuar.

Ditën e sotme një prej fanseve i ka shkruar Luanës se ajo ka harruar t'ja urojë ditëlindjen. Këngëtarja menjëherë i është përgjigjur, madje duke i kërkuar falje.

"Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Më fal, po punoj fort me projekte të reja e koha s’po më premton të jem shpesh në Instagram. Por ju e dini sa shumë iu dua", i shkruan Luana.