Luana Vjollca është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të ndjekura në Instagram ku numëron 1.5 milion fansa. Me shumë prej tyre Luana edhe komunikon duke i uruar ditëlindjen e duke i komentuar.

Ditën e sotme një prej fanseve i ka shkruar Luanës se ajo ka harruar t'ja urojë ditëlindjen. Këngëtarja menjëherë i është përgjigjur, madje duke i kërkuar falje.

"Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Më fal, po punoj fort me projekte të reja e koha s’po më premton të jem shpesh në Instagram. Por ju e dini sa shumë iu dua", i shkruan Luana.









