Këngëtarja e njohur e hitit "Bad Blode", Taylor Swift pak vite më parë mori vëmendjen e mediave pas ndarjes së bujshme nga këngëtari i grupit 'Jonas Brother', Joe Jonas. Në atë kohë këngëtarja në intervistat e saj e quajti mënyrën se si Joe e kishte lënë të turpshme, pasi ai thjesht ja kishte dhënë lajmin e ndarjes në një telefonatë 25 sekondëshe dhe nuk e takoi kurrë personalisht.

Taylor e përshkruante këtë moment si një nga më të këqijat në jetën e saj pasi ishte vetëm një adoleshente dhe e vuajti shumë. Mirëpo, nga ana tjetër Joe gjatë këtyre viteve kurrë nuk foli për këtë ndarje. Ai vetëm së fundmi ka pranuar të thotë dy fjalë për mënyrën se si braktisi këngëtaren.

"Është diçka që edhe unë ndihesha keq me veten time kur kam qenë më i ri, por në fund të ditës, e vazhdova jetën. Mendoj se edhe Taylor ka bërë të njëjtën gjë. Kemi qenë shumë të rinj”, ka thënë Joe.






