Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Qershor 2019, 13:01

Xhensila çmend rrjetin me fotot nga dhoma e gjumit, Besi befason me reagimin e tij

Që pas lindjes së vajzës, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u largua për një periudhë disa mujore nga muzika ndërsa pak muaj më parë ajo publikoi këngën e saj më të re “Sekreti im” një bashkëpunim me Pirro Çakon që rezultoi mjaft i suksesshëm.

Xhensila gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë e angazhuar me koncerte dhe intervista të ndryshme dhe vazhdimisht ka publikuar foto të shkëputura nga to. Mirëpo, ditën e sotme ajo ka habitur të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar disa foto ku shihet e veshur me pizhama dhe e shtrirë.

“Çdo ditë dëshmoj bekimet e zotit. Çdo ditë është një fillim i ri. Çdo gjë e vogël është e bukur.”, ka shkruar Xhensila pranë fotove, ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i Besit i cili ka lënë disa emoji zemrash dhe domatesh.