Pak muaj më parë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pranuan publikisht lidhjen e tyre dhe gjithashtu zbuluan se Genci i kishte propozuar për martesë këngëtares. Ata janë shumë aktivë dhe të komentuar në media dhe shpesh herë postimet e tyre marrin vëmendjen e publikut.

Ndonëse e kanë pranuar tashmë lidhjen, Eni dhe Genci tregohen shumë diskretë për marrëdhënien e tyre dhe rrallëherë publikojnë foto bashkë. Mirëpo, sot Eni ka postuar një video komike me reperin.

Në të shihet Eni e cila dëshiron të bëjë një video me të fejuarin e saj, por Genci nga ana tjetër e prish gjithë momentin me veprimin e tij komik. “Ça je duke bërë, mos ma prish storyn”, i thotë Eni, ndërkohë që Genci i tregon se si të bëj mustaqe fallso.







