Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Qershor 2019, 12:12

Sot është super e famshme, por ja ç’ka hequr Rita për tu bërë e suksesshme

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka nënshkruar kontratën e saj të parë muzikore kur ka qenë 16 vjeç. Në atë kohë këngëtares i dukej sikur do të pushtonte botën, mirëpo kjo ndjenjë nuk zgjati për shumë pasi Ritës i thanë se nuk do të vazhdonin kontratën për shkak se ajo ishte shumë  e vogël dhe nuk e dinte ende se çfarë muzike do të bënte.

Për këtë dhe shumë të pathëna të tjera Rita ka folur së fundmi në një intervistë për ‘Cosmopolitan’ ku ka rrëfyer ndër të tjera dhe të gjitha peripecitë që ka hequr për tu bërë kjo që është sot.

“Ata më pyetën se pse nuk po i këndoja asnjë këngë pop. Pas skenave, kishte shumë probleme politike, të cilat unë nuk i dija që ekzistonin dhe që ma bënë shumë të vështirë të isha vetvetja dhe të luftoja për muzikën që doja të bëja.”, ka treguar këngëtarja teksa ka zbuluar më pas që shumë prej këngëve që ka bërë atëherë ajo kurrë nuk i publikoi.

“Kam bërë albume të cilat ju nuk i keni dëgjuar kurrë dhe me siguri nuk do ti dëgjoni. Kjo sepse në disa momente dhe kohë të ndryshme, njerëzit me të cilët punoja më thonin: Kjo nuk është e mire, kjo nuk është mjaftueshëm, kjo nuk do të ecë. Bëra çfarë ishte e mundur që të gjithë të më shihnin, i thoja atyre: Nuk keni për të më hequr qafe, nuk do ta keni të lehtë. Arrita që ti bëja të kuptonin se nuk do të hiqja dorë nga ëndrra ime.”, ka treguar këngëtarja shqiptare e cila sot renditet si një ndër artistet më të pasura në Angli.