Armina Mevlani është një ndër personazhet më të komentuar jo vetëm për lidhjen me Shkëlzen Berishën por edhe për pamjen e saj. Blogerja e njohur dallon për lookun dhe stilin që ka dhe në rrjetet sociale është mjaft aktive ku ndan shpesh herë foto nga veshjet e saj.

Mirëpo, ashtu si shumë personazhe të tjerë edhe Armina është kritikuar dhe akuzuar për ndryshime që mund të ketë bërë në fytyrë. Por së fundmi, ajo për herë të parë ka folur për nderhyrjet duke thënë se asnjëherë në jetë nuk ka bërë një të tillë.

Armina ka publikuar dy foto ku bën krahasimin se si është dukur 19 vjeçe dhe se si duket tani që është 27. “19 vs 27 pa asnjë o.pe.ra.ci.on ose nd.erhyrje”, ka shkruar ajo pranë fotove ku duket njësoj edhe 8 vite më parë.






