Nga Shqipëria / E Martë 4 Qershor 2019, 18:06

Nuk përmbahen dot: Fero dhe Arbenita në momente private (Video)

Fero dhe Arbenita janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media që kur u zbulua lidhja e tyre. Edhe pse në fillim preferuan mos ta konfirmonin lidhjen, sot ata nuk ndalen së postuari foto e video me njëri-tjetrin.

Prej pak ditësh çifti ndodhen në ishullin e Kretës për pushime, por edhe për të xhiruar videoklipin e ri të Feros në të cilin do të jetë protagoniste edhe Arbenita.

Ditën e sotme reperi ka postuar një video ku shfaqet me Arbenitën e cila nuk përmbahet duke e puthur dhe përkëdhelur partnerin para kamerës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

Në sfond dëgjohet pak nga kënga e re e Feros i cili njofton se projekti do të publikohet së shpejti.