Nga Shqipëria / E Martë 4 Qershor 2019, 17:05

Rrënqeth Eranda Libohova: Ka disa dhimbje që nuk kalojnë kurrë

Eranda Libohova na ka rrënqethur me urimin për Bajramin. Këngëtarja e mirënjohur ka postuar një foto me të ëmën dhe shkruan se i mungon shumë dhe kujton kohët që kalonin bashkë.

"Kjo ishte dhe mbetet dashuria ime me e madhe. Gezuar Bajramin! T’ju gjeje rrethuar me dashurine e te afermve tuaj. Ka disa dhimbje qe nuk kalojne kurre. Ne dite te tilla si sot ishim mesuar te ishim bashke. Me mungon me shume se kurre kete here. Kujtoj qe kendonim ndonje here, benim humor bashke, e qeshura jote edhe sot me jep energji pozitive jo vetem per te perballuar jeten, po per t'i bere gjerat me durim, perkushtim, e per t”u dhene dashuri njerezve! Gezuar", shkruan Eranda.