Lidhja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për faktin se dyshja preferojnë mos ta konfirmojnë dhe gjithnjë deklarojnë se janë beqarë.

Kështu është shprehur edhe Ronela në intervistën e saj të fundit në "N'drrimi i natës" ku tha se ishte e vetme dhe që për momentin nuk po kalon një romancë.

Këngëtarja tregoi se arsyeja pse nuk e ka konfirmuar lidhjen janë pikërisht mediat.

"Sepse unë punoja aq shumë dhe mundohesha të nxirrja diçka në dritë, e mediat ishin negative karshi meje. Shkruanin gjëra të këqija, prandaj edhe unë pse të flas", është shprehur Ronela.








