Nga Shqipëria / E Martë 4 Qershor 2019, 13:01

Uau: Anxhelina dhe Albëria bëhen pjesë e projektit të Kylie Jenner

Ditën e sotme, miliarderja Kylie Jenner ka prezantuar për të gjithë ndjekësit e saj projektin më të ri, një blog personal në të cilin do të tregojë se çfarë bën ajo përgjatë një dite. Ajo që ka surprizuar të gjithë fansat shqiptar ka qenë pjesëmarrja e këngëtares, Albërie Hadërgjonaj dhe Anxhelinës në videon e Kyliet.

21-vjeçarja ka publikuar videon ku tregon se çfarë bën që nga moment i zgjimit e deri në darkë dhe një nga pjesët që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe ditëlindja e mikut të saj Ariel që u mbajt pak ditë më parë.

Në video shihet Anxhelina teksa qëndron pranë Kyliet dhe Ariel, por edhe nëna e saj Albëria e cila shihet e lumtur teksa filmohet nga kameramanët e Kyliet.