Reperi Skivi është një ndër reperat më të pëlqyer nga publiku i cili ndër vite ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite. Skivi pak muaj më parë u largua nga labeli ‘Babastars’ dhe vazhdoi karrierën i vetëm.

Mirëpo, ndonëse është ndër më të njohurit, për reperin, Bim Bamma, Skivi është i patalentuar. Bim Bamma ka qenë së fundmi i ftuar në “Nd’rrimi i Natës” ku i pyetur nga moderatori se cili sipas tij ishte reperi më i patalentuar ai nuk ngurroi të thoshte emrin e Skivit.

“Është Skivi”, tha reperi ndërkohë që teksa u pyet se përse mendon ashtu nuk pranoi të përgjigje.

Bim Bamma foli gjithashtu edhe për largimin nga labeli P.I.N.T të cilin ai e kishte krijuar me reperat Mc Kresha dhe Lyrical Son.

“Kam menduar që kemi vizion të njejtë, vizion ndryshe e tendenca të tjera për muzikë e sidomos plane të tjera për artistat e ri”, tregoi ai.





