Reperi i njohur, Ledri Vula, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ pak minuta më parë ka uruar të gjithë besimtarët mysliman festën e Fiter Bajramit dhe ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat. Ai ka lajmëruar se sot do të publikojë këngën e tij më të re.

AI ka publikuar një pjesë të shkëputur nga klipi ku shihet i kapur për dore me një vajzë. Menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi ka zbuluar se pjesë e klipit dhe vajza në fjalë është modelja me origjinë shqiptare shumë e famshme në SHBA, Lorena Haliti.

Siç duket Lorena gjatë udhëtimit të saj në vendlindje nuk ka lënë pas dore punën dhe është bërë pjesë e këngës së re të Ledrit.





