Prej disa javësh në media ka qarkulluar dhe është komentuar gjatë deklarata që Presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri kundër dukeshës Meghan Markle. Siç dihet në zgjedhjet e vitit 2016, Meghan ishte përkrahëse e Hilary Clinton dhe doli kundër Trump duke thënë: “Ju nuk dëshironi të jetoni në një lloj bote që Trump po pikturon. Po sigurisht, ai është një përçarës dhe paragjykues femrash.”

Lidhur me këtë deklaratë të saj, presidenti u pyet ditën e shtunë nga ‘The Sun’ dhe u kundërpërgjigje duke thënë: “Nuk e dija këtë. Çfarë të të them? Nuk e dija që ajo ishte e keqe!”

Mirëpo, ditën e djeshme Donald Trump i është dashur të bëjë një vizitë në Pallatin Mbretëror ku dhe është përballur për herë të parë me bashkëshortin e Meghan, Princ Harryn. Meghan nuk ishte e pranishme gjatë pritjes teksa sipas mediave të huaja, Harry ka shkuar me vonesë dhe ka mbajtur një distancë ndaj Trump.

Ai nuk ka shkëmbyer asnjë bisedë me të, teksa ka qëndruar me të bijën e tij, Ivanka Trump, me të cilën po ashtu ka mbajtur një qëndrim të ftohtë.







