Së fundmi, modelja e famshme me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, dha një intervistë për spektaklin “E diell” ku dhe zbuloi se kishte dëshirë që të martohej me një burrë shqiptar dhe se madje kishte mësuar të gjitha traditat dhe zakonet tona.

“Shqiptar tërësisht! Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, tha Lorena dhe deklarata e saj u përhap në të gjitha mediat.

Direkt pas saj në profilin e Lorenës në Instagram është bërë nami. Bukuroshja shqiptare ka publikuar së fundmi një mesazh dhe disa komente që i kanë ardhur nga djemtë shqiptar.

“Përshëndetje pash që po kërkoni burrë shqiptar, plus je mësuar të besh pite, atëherë pse mos të flasim unë dhe ti. Do ishim çifti perfekt. Ps: Pite më haet shumë , kurse për bukurin dhe mençurin tënde s’ka koment”, i ka shkruar fansi ndërkohë që Lorena ja ka kthyer me disa emoji të qeshurash dhe duke thënë 'Boll më' duke nënkuptuar që ky nuk ishte mesazhi i vetëm.







