Aktori turk shumë i pëlqyer nga publiku e sidomos nga gjinia femërore, Çagatay Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Duygu Sarisin e cila është bërë tashmë shumë e njohur nga roli i "Burxhus".

Shkak i ndarjes pas 3 vitesh lidhje është bërë xhelozia e aktores. Duygu është nxehur kur ka parë që Çagatay ka pëlqyer foton e aktores së njohur turke Serenay Sarikaya.

Mediat turke shkruajnë se aktorja është larguar nga shtëpia e Çagatay dhe ka shkuar të jetojë tek e motra.

Kujtojmë që Çagatay dhe Duygu kanë luajtur së bashku në serialin "I infiltruari".

Dyshja për 3 vite e kanë ruajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe rrallëherë janë fotografuar bashkë./Xing.al









