Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 22:10

Gruaja kap futbollistin e njohur duke e tradhëtuar, i publikon mesazhet me dashnoren

Po bën xhiron e mediave botërore lajmi i tradhëtisë së futbollistit Chris  Zebroski. 32-vjeçari ka tradhëtuar bashkëshorten dhe ajo e ka zbuluar.

Bashkëshortja e Chris ka zbuluar mesazhet e futbollistit me dashnoren Lejla dhe i ka publikuar në Twitter duke e flliqur publikisht.

"Kur tradhton gruan tënde me një grua të shëmtuar dhe të shëndoshë që quhet Lejla”, shkruan bashkëshortja e futbollistit.

Ajo postoi edhe një foto të sajën me mbishkrimin: “Si ndihesh kur e kap bashkëshortin duke tradhtuar”.

Twitteri i futbollistit anglez u bllokua pas postimeve të bashkëshortes.