Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 22:10

Aurela Gaçe i zbuloi detajin nga dasma, nusja e Gaz Pajës ka një mesazh publik

Dasma e Gazit dhe Irës ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Çifti u martuan të shtunën me një dasmë madhështore të organizuar nga "Ami Event".

Në dasmë këndoi edhe këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe e cila dje postoi një video ku zbuloi një detaj për nusen e Gazit.

Aurela tregoi se Ira është me origjinë dibrane prandaj ia bëri qejfin duke i kënduar Hajredin Pashën.

Ditën e sotme Aurela ka postuar sërish një foto me çiftin dhe i uron trashëgime e shprehet e lumtur që ishte pjesë e dasmës.

Foton e Aurelës, Ira e ka ripostuar në Instastory dhe i shkruan këngëtares: "Kenaqësia ishte e jona e dashur që të kishim dhe na ndeze dasmën. Je e mrekullueshme".