Armina Mevlani mbetet një nga femrat më të bukura të showbizit shqiptar dhe që tërheq gjithnjë vëmendjen me daljet e saj në publik. Fashion blogerja ditën e sotme ka postuar një foto të 7 viteve më parë ku na rikujton si ishte 21 vjeç.

Duket sikur vitet për Arminën kanë ndalur në vend pasi blogerja nuk ka pësuar asnjë ndryshim të madh dhe ka qenë e vazhdon të jetë po aq e bukur.

Kujtojmë që Armina u bë e famshme në vitin 2009 kur përfaqësoi Shqipërinë në "Miss World".








