Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 20:08

Ju kujtohet Akrepi? Ja çfarë ka ndodhur sot me reperin shqiptar

Të gjithëve na kujtohet reperi shqiptar Evis Nako, i njohur si “Akrepi”. Ai është një ndër artistët e parë të rrymës Hip Hop dhe Rap në Shqipëri. Akrepi bëri për vete publikun me tekstet e tij të cilat përfshinin histori reale dhe tema sociale. Disa prej këngëve të tij më të njohura, të cilat u kthyen në hitet e kohës janë “Xhoana”, “Milimetri i fundit”, “E di ça do ti” etj.

Mirëpo, prej vitesh tashmë Akrepi është larguar nga muzika dhe nuk ka sjell asnjë këngë të re. Reperi tashmë jeton në Itali dhe në vitin 2016 ai realizoi filmin e tij të parë të titulluar “Il Vizio” ku ishte vet regjisor, skenarist dhe aktor protagonist, ndërsa në 2017 reperi shqiptar mori pjesë si aktor në filmin “Floorless” të Jetmir Pjetërnikaj.

Reperi është shumë aktiv në Instagram ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria e tij. Nga fotot shihet se Akrepi tashmë është martuar dhe është baba i një vajze. Ai nëpërmjet postimeve të ndryshme ka lajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës dhe do të sjell projektin e tij të ri që titullohet ‘Manicomio’.