Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 17:05

Farmacistja që po çmend botën: Ju tregoj pse jam e veçantë

Një farmaciste po çmend rrjetin që prej ditës kur u bë pjesë e reality show-t britanik "Love island". Anna Vakili është shprehur në një intervistë për Mailonline se dallon nga vajzat e tjera për shkak të formave të saj.

"Nuk mendoj se këtu kanë pasur përpara një vajzë nga Lindja Mesme. Kam më shumë forma se vajzat e tjera këtu. Jam e veçantë sepse jam edhe farmaciste", u shpreh 28-vjeçarja.

Anna tregoi se u inkurajua nga familja për tu bërë farmaciste dhe ata e mbështesin në dëshirën e saj për tu bërë e famshme.

28-vjeçarja është krahasuar shpesh edhe me Kim Kardashian.