E mbani mend iluzionistin Nadir Mura që dikur i habiti të gjithë me aftësitë e tij? Nadir Mura drejtoi edhe një emision në Digitalb me titull "Enigma".

Prej kohësh nuk e kemi parë në ekran, por Nadiri është rikthyer sot dhe në një intervistë për "Kafein" ka treguar se po merret me dokumentarë për emigracionin e shqiptarëve.

"Këtë periudhë kam qenë i zënë duke u marrë me disa dokumentarë në Itali. Jetoj në Itali. Një nga dokumentarët quhet 'Emigrantët e suksesshëm' dhe kam intervistuar shumë emigrantë të suksesshëm shqiptar në Itali", tregoi Nadiri.

Më poshtë ju sjellim disa foto të reja të iluzionistit i cili nuk ka ndryshuar shumë./Xing.al






