Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 14:02

Nënë për herë të dytë, Sara Hoxha do t’ju ëmbëlsojë ditën me këtë foto

Trashëgimtarja e "Top Medias" Sara Hoxa dhe moderatori Ledion Liço dhanë pak ditë më parë lajmin e ëmbël se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Sara publikoi në profilin e saj një foto të shkëputur nga pushimet në Maldive ku shihej me barkun e rrumbullakosur dhe pranë saj kishte shkruar: 'Një tjetër kryeqytet evropian po vjen drejt jush'.

Urimet ishin të shumta dhe lajmi bëri bujë në të gjitha mediat. Ndërkohë nëpërmjet postimeve të ndryshme Sara ka treguar se ajo por edhe djali London, mezi po presin për bebushin e dytë. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto tjetër nga pritja e ëmbël.

“Muajin e kaluar”, ka shkruar Sara pranë fotos së ëmbël ku shihet duke ledhatuar barkun e rrumbullakosur.