Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 13:01

‘A ke pas sy në ballë?’, Dj shqiptar çuditet se si partnerja është dashuruar me të

Dj Vicky është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të pëlqyer për publikun. Ai është prej vitesh pjesë e Threedots dhe gjithmonë ka marrë vëmendjen me tipin e tij dhe batutat plot humor.

Së fundmi, Dj Vicky ka shkrirë së qeshuri të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar një foto të vetes të bërë në vitet e adoleshencës. Në foto Vicky shihet shumë më ndryshe se tani, me disa kilogramë më shumë dhe pa mjekër.

Duke vënë re sa ndryshe ka qenë atëherë, Dj ka pyetur partneren e tij Amandën se si ka mundësi që e ka pëlqyer në ato vite.

“A ke pas sy në ballë?”, e pyet ai partneren me humor duke e etiketuar atë. Kujtojmë që Viki dhe Amanda prej vitesh janë prindër të një djali.