Nga Shqipëria / E Hënë 3 Qershor 2019, 11:11

Brune dhe me baluke, Bebe Rexhën përpara famës s’keni për ta njohur

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është kthyer tashmë në një yll ndërkombëtar dhe këngët e saj dëgjohen në të gjithë botën. Bebe gjithmonë e ka treguar hapur origjinën e saj shqiptare dhe nuk ngurron që në çdo intervistë të flas plot krenari për Shqipërinë.

Këngëtarja ka tërhequr përherë vëmendjen me pamjen dhe stilin e saj, mirëpo të gjithë janë kurioz që të din se si ka qenë Bebe përpara se të bëhej e njohur.

Këngëtarja e famshme ka publikuar së fundmi disa video të filmuara në vitin 1995 ku ajo ka qenë shumë e vogël. Në të Bebe shihet duke kënduar teksa në sy bie pamja e saj shumë ndryshe. Bebe ka qenë një vogëlushe shumë e shkathët me flokë të zeza dhe baluke.