Tradhëtia e bujshme që Tristian Thompson i bëri yllit të "Keeping up with the Kardashian", Khloe me shoqen e ngushtë të motrës, Jordyn Woods, prej muajsh është komentuar në mediat e huaja.

Ndërkohë që familja e njohur i shkëputi një herë e mirë marrëdhëniet me Jordyn dhe u tha se Khloe kishte lënë pas krahëve historinë me basketbollistin me të cilin ka edhe një vajzë, së fundmi ajo i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj.

E pyetur nga shoqja e saj e ngushtë se çfarë ndjenë në të vërtetë për ish të dashurin dhe se nëse e ka harruar atë, Khloe i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka rrëfyer publikisht se si qëndron e vërteta e ndjenjave të saj.

“Jam e dashuruar. E di që e dua atë, por përsëri nuk do të shtirem sikur asgjë nuk ka ndodhur. Gjithmonë pyes veten: “Pra u bënë 7 muaj, a jam e gati të bëj gjërat që dua të bëj?”, ka treguar e trishtuar Khloe.







