Flaka Krelani ka publikuar sot videoklipin e saj më të ri i cili prej disa ditësh po pritej me padurim nga fansat e saj. Kënga mban titullin "Slay" dhe Flaka i ka lënë të gjithë gojëhapur me pamjen.

Këngëtarja shfaqet duke kërcyer dhe vëmendjen e kanë tërhequr format e saj.

Në një prej skenave Flaka shfaqet me paruke të kuqe ndërsa në një tjetër me flokë të gjatë teksa kërcen në një dhomë e vetme.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë vetë Flaka dhe kënga është pëlqyer shumë e ka marrë komente pozitive.



























