Sot në "Shihemi në gjyq" ka pasur tension mes palëve. Në seancën e ndërmjetësimit ka vazhduar çështja e z.Qemal dhe këtë herë në studio ishte i pranishëm edhe z.Shefqet Zeka të cilit Qemali dhe bashkëshortja e tij i përmendën emrin në seancën e kaluar.

Qemali nisi të debatonte pa nisur mirë seanca prandaj Eni Çobani u ngrit në këmbë dhe shkoi ta qetësonte.

"Z.Qemal nuk e vazhdojmë dot seancën e ndërmjetësimit kështu. Do flasi Shefqeti tani apo si do bëjmë? Jo, nuk të lë dot më. Tani të vij unë aty? Do më fali publiku, s’e kam bërë asnjëherë…tani do ulesh? Z.Qemal ulu, nuk të lejoj më, sepse Shefqet Zeka ka ardhur për të bërë seancë ndërmjetësimi", tha Eni.

Në këtë situatë ndërhyri edhe Ardit Gjebrea i cili i kërkoi Qemalit që të respektojë rregullat e emisionit.

"Qemal të lutem qetësohu sepse kjo shtëpi ka disa rregulla. Dhe në qoftë se këto rregulla nuk respektohen atëherë… Je i interesuar që të dali e vërteta? E vërteta nuk del me të bërtitura", tha Arditi.
Burimi: tvklan




