Nga Shqipëria / E Diel 2 Qershor 2019, 16:04

Aktorja e Portokallisë i futet muzikës, sjell këngën e saj të parë (Video)

Delinda Disha është një nga aktoret më të dashur për publikun dhe na ka bërë gjithnjë të qeshim me rolet e saj në "Portokalli". Mirëpo përpos talentit në aktrim, Delinda mesa duket ka talent edhe në këndim pasi ajo shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të parë.

Me anë të postimeve në Instagram, Delinda ka zbuluar se do të bashkëpunojë me një nga këngëtarët më të njohur shqiptar, Devis Xherahun. 

Së fundmi është publikuar në Youtube pak nga bashkëpunimi i tyre të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.