Nga Shqipëria / E Diel 2 Qershor 2019, 12:12

Enca është gati të martohet, zbulon fustanet e nusërisë

Këngëtarja  e njohur shqiptare, Enca Haxhia , është një nga personazhet më të përfolur dhe të komentuar në media. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin e suksesshëm me Muharrem Ahmetin.

Enca është treguar shumë diskete për jetën e saj personale dhe asnjëherë nuk ka folur për ndonjë lidhje. Mirëpo, ndonëse është beqare, Enca i ka idetë e qarta për sa i përket dasmës së saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Jo vetëm modë”, Enca është pyetur për ditën dasmës dhe se çfarë fustanesh mendon të vesh. Këngëtarja ka treguar se dëshiron të ketë 3 fustane dhe i pari do të jetë madhështor dhe do ta vesh me atlete.

“I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan i rehatshëm për të bërë qejf’, ka treguar ajo.