Nga Shqipëria / E Diel 2 Qershor 2019, 13:01

Kryeministrin Rama e gjen belaja, shihni ç’i punon Zaho që në pikë të mëngjesit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale ku nuk ngurron që shpesh herë të ndaj me ndjekësit dhe momente familjare.

Siç dihet, ai pak vite më parë u bë baba i një djali që e pagëzoi me emrin Zaho. Rama kalon shumë kohë me të birin i cili siç ka treguar ka të njëjtin pasion si i ati për pikturë. Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për kreun e shtetin pasi djali i tij, Zaho i ka bërë diçka të papritur.

Në një foto të publikuar pak minuta më parë në profilin e tij në Instagram, shihet se vogëlushi ka vendosur lodrat e tij në rrotat e makinës së kryeministrit dhe sipër saj.

‘Mirëmëngjesi i Zahos për mua sot’, ka shkruar Edi Rama në përshkrim të fotos.